Ditën e sotme partnerja e Bleros, Afrona Dika, ka marrë dhuratën më të bukur që e ka lumturuar pafund. Vëllai i saj, Afrimi, ka gdhendur në trup portretin e Afronës, në një tatuazh gjigant që bie shumë në sy. Afrona e ka publikuar foton në llogarinë e saj në Instagram, duke e falenderuar publikisht vëllain për këtë gjest që e ka emocionuar.

“A nuk është kjo një dashuri e vërtetë vëllai? Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë… Të dua kaq shumë vëllai im Afrim Dika. Zoti të bekoftë zemra ime.”- janë fjalët e saj.
Në postimin e Afronës nuk ka vonuar edhe komenti i Bleros, i cili e ka përgëzuar Afrimin për gjestin e tij. “Bravo Afrim Dika! Tash e ke në krah femrën më të bukur”- shkruan këngëtari për partneren, me të cilën ditën e sotme ka festuar përvjetorin e tyre të gjashtë.