Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli sot do të takojë drejtuesit e opozitës. Në orën 10:45 Sassoli do të takohet me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin e LSI-së në selinë e PD. Ditën e djeshme Sassoli takoi Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, teksa mbajti edhe një fjalim përpara deputetëve.

Në qendër të bisedës dje por edhe sot me liderët e opozitës do të jetë cështja e negociatave me shpresën se në mars do të ketë një dritë të gjelbër për Shqipërinë pas refuzimit të tetorit. Ai tha dje se BE-ja s’i tha ‘JO’ Shqipërisë, por vendimi u shty, ndërsa vlerësoi aksionin anti-KÇK-së.