I ftohti polar do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Mëngjesi i sotem nis me kthjellime dhe vranësira të pakta ndërkohë që në mesditë e tutje do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të varijojnë nga -8°C në mëngjes dhe në darkë deri në 9°C gjatë mesditës.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë.