Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet në një foto me barkun e rrumbullakosur dhe me bashkëshortin e saj pranë.“Dashni”- shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos, ku nuk munguan urimet e shumta.
Yllka dhe bashkëshorti i saj do të bëhen prindër pas 8 vitesh martesë. Ende nuk dihet në cilin muaj të shtatzënisë është këngëtarja apo dhe gjinia e fëmijës, por kjo mbetet për t´u zbuluar në vazhdim.