Sot është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, në shtëpinë e saj në Laprakë.

Newsb omb.al sjell në vëmendje një dokument të CIA-s i ndërtuar në formën e një telegrami, përmbjatja e të cilit flet në lidhje me marr ëdhënien e Enver dhe Nexhmije Hoxhës e cila është subjekti i kësaj korrespodence sekrete. Konkretisht telegrami flet për reagimin e Enver Hoxhës kur të vd iste Nexhmija.

Në të thuhet se vd ekja e Nexhmijes do të kishte një ndikim të madh te Enver Hoxha, pasi është mbështetur te gruaja e tij për të gjetur përkrahje morale në etjen e tij për pushtet. Si rrjedhim rezultati përfundimtar, në rastin e vd ekjes së Nexhmijes do të ishte vendosja e marr ëdhënieve më të ngushta midis Enverit dhe Mehmetit.

“Me pak fjalë ndjen se do ishte jashtëzakonisht e pamundur të pritej që vd ekja e së shoqes të mos kishte ndikim mbi Enverin kur ata kanë kaluar 20 vjet të martuar. Në analizë të fundit Enver Hoxha nuk është sentimental, ai ka qenë zot i vetes, megjithëse pa dysh im është mbështetur te gruaja e tij për të gjetur përkrahje morale në etjen e tij për pushtet. Mendimi i {–} është se në mungesë të së shoqes Enver Hoxha do të kërkonte mbështetjen psikologjike të Mehmet Shehut të paktën në një të ardhme të afërt.

Si rrjedhim rezultati përfundimtar, në rastin e vd ekjes së subjektit do të jetë vendosja e marr ëdhënieve më të ngushta midis Enverit dhe Mehmetit”, thuhet në koment. Materiali i publikuar në gazetën “Panorama” është një dokument i deklasifikuar i CIA-s për Shqipërinë dhe mban datën 24 shkurt 1964. Në të shefi i një baze të zbulimit amerikan ia dërgon eporit të tij, shefit të stacionit.

Dokumenti është përgjigje e pyetjes: Çfarë do bënte Enveri po të vd iste Nexhmija?

Autori i komenteve është një shqiptar që duket se i ka njohur mirë të dy dhe që duhet të ketë qenë me funksione në parti ose me lidhje të ngushta me funksionarë të lartë. Emri i këtij bashkëpunëtori nuk jepet dhe nuk dihet nëse shkruan nga brenda Shqipërisë apo nga emigracioni. Merret vesh se ky nuk është bashkëpunimi i tij i parë me CIA-n. Në një moment ai përmend një biografi të Nexhmijes që i ka dërguar më parë CIA-s.

Konkluzioni i arritur është se në një rast të tillë “mbreti, Enveri do të afrohej më shumë me oficerin që kishte në krah të djathtë, Mehmetin”.

Dokumenti ka tri pjesë: Komenti përcjellës i shefit të stacionit, përkthimi i komenteve në anglisht, origjinali në shqip (3 faqe me makinë shkrimi dhe 4 rreshta me shkrim dore në fund).

Komenti përcjellës

-Bashkangjitur po ju dërgojmë komentet në lidhje me marr ëdhëniet e Subjektit dhe Enver Hoxhës dhe mbi ndikimin që do të kishte vd ekja e saj ndaj tij.

Me pak fjalë ndjen se do ishte jashtëzakonisht e pamundur të pritej që vd ekja e së shoqes të mos kishte ndikim mbi Enverin kur ata kanë kaluar 20 vjet të martuar. Në analizë të fundit Enver Hoxha nuk është sentimental, ai ka qenë zot i vetes, megjithëse pa dyshim është mbështetur te gruaja e tij për të gjetur përkrahje morale në etjen e tij për pushtet. Mendimi i {–} është se në mungesë të së shoqes Enver Hoxha do të kërkonte mbështetjen psikologjike të mehmet Shehut të paktën në një të ardhme të afërt.

Si rrjedhim rezultati përfundimtar, në rastin e vd ekjes së subjektit do të jetë vendosja e marr ëdhënieve më të ngushta midis Enverit dhe Mehmetit./newsbo mb.al