Aviacion Civil Shqiptar ka njoftuar të gjithë shqiptarët që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar se dalja e saj nga Bashkimi Europian nuk do të ndryshojë asgjë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

“Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian. Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve”, njofton Aviacioni Civil.