WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në miliona modele të vjetra iPhone dhe Android-i sot, pasi aplikacioni do të mbyllet për disa sisteme operative të vjetra. Përdoruesit e këtyre pajisjeve nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë llogari të reja ose të vërtetojnë llogaritë ekzistuese nga e shtuna, 1 shkurt.

Facebook, i cili zotëron WhatsApp, tha që kjo ishte e nevojshme për të siguruar përdoruesit e tij. “Për shkak se ne nuk zhvillohemi për këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë së funksionuari në çdo kohë,” tha WhatsApp në një postim në blog. “Ne ju rekomandojmë të përdorni versionin e fundit të iOS, ose Android të disponueshëm për telefonin tuaj”, thuhet në njoftim. Aplikacioni i mesazheve nuk do të jetë më i disponueshëm në versionet 2.3.7 dhe më të vjetër se kaq në pajisjet Android.

Ndërsa celularët iPhone me sistem IOS 8 dhe më të vjetër do të humbasin gjithashtu aplikacionin e WhatsApp. Vetëm 7% e pajisjeve funksionojnë me sistemin më të vjetër se IOS 12. /Daily Mail