Sipas njoftimit të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, në bilancin javor të realizuar për periudhën e 20-26 shkurtit, në 461 kontrollet e ushtruara janë konstatuar 67 shkelje të legjislacionit tatimor.

Gjithashtu DPT bën me dije se nga këto raste të shkeljes së legjislacionit tatimor:

6 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor, ndërsa 1 tatimpagues bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor.

3 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, subjekte “biznes i vogël”.

4 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 1 tjetër nuk mbante pajisjen fiskale në gjendje pune.

13 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.