Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka mohuar faktin se nuk është e vërtetë që Shqipëria është e pa përgatitur për ardhjen e koronavirusit. Në një intervistë televizive Fico theksoi se “mjafton që të hapni sajtin e ISHP-së dhe do të gjeni informacion të përditësuar. Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur. Këto janë skenarët, deri në pandemi”.
“Nëse ke një pacient zero, ti duhet të dish fillimisht se çfarë kapacitetesh ke dhe pacienti i parë do të shtrohet te Infektivi. Sot që flasim aty kemi 85 shtretër, plus 4 reanimacioni dhe 12 urgjencë. Kur hyn në sekondën e parë ky pacient vendi ose shtrati ku ai do të shtrohet në varësi të gjendjes, ku thamë se 98 % të këtyre pacientëve shërohen, do të shkojë në këtë pavion. Rastet e rënda do të shkojnë në reanimacion”,- tha Fico.