Gjatë muajit janar të këtij viti në Terminalin e Mallrave Gjenerale (i njohur edhe si Terminali Perëndimor) janë përpunuar 22 anije tregtare me afro 59 mijë ton mallra të ndryshme ). Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, bën me dije se nga anijet që u ankoruan në kalatat 1, 2, 4, dhe 5 të këtij terminali janë shkarkuar kryesisht grurë, llamarinë, hekur, çimento dhe plehra bujqësore.
Sipas të njëjtit burim, anija më e madhe që u përpunua në Terminalin Perëndimor për muajin janar, ajo me emrin “Scala” ka shkarkuar 6,208 ton llamarinë. Gjatë vitit 2019 në Terminalin Perëndimor, i cili administrohet nga APD, janë përpunuar 277 anije me 772 mijë ton mallra gjithsej.