PNUD në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka filluar një ndërhyrje pilote në një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti, në Durrës duke përdorur metodologjinë “IN MOTION” i zbatuar me sukses ne vende te tjera ne kushtet pas -katastrofave natyrore. Ndërhyrja pilot mundëson rihapjen e 19 mikro ndërmarrjeve ekzistuese të dëmtuara nga tërmeti me qëllim rrisë e aftësisë së tyre të menaxhimit të sipërmarrjes.
Ndërhyrja do të sigurojë grante për riparime dhe blerje të pajisjeve që janë shkatërruar nga tërmeti dhe do t’i ndihmojë ata të forcojnë imazhin e tyre tregtar. Përfituesi të këtij projekti pilot, janë bizneset e vogla familjare që operojnë në fushën e shërbimit dhe tregtisë.