Këngëtari Tiziano Ferro dhe komendiani, këngëtari e prezantuesi televiziv Fiorello janë puthur në buzë mbrëmjen e katërt të “Sanremos”. Dyshja performuan bashkë këngën “Finalmente tu” dhe përfunduan performancën me një puthje në buzë.
Me këtë veprim Tiziano dhe Fiorello treguan se mes tyre ka paqe dhe dashuri, pas thashethemeve që qarkulluan në rrjet sipas të cilave marrëdhënia e tyre ishte e tensionuar. Pas puthjes, Tiziano Ferro i kërkoi falje bashkëshortit të tij: “Më fal Victor”.