Përfshirja dhe përkushtimi i të rinjve për çështjet e antikorrupsionin, integritetin dhe të drejtat themelore është shumë e nevojshme për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt BE. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca zhvilloi mëngjesin e sotëm një bisedë frymëzuese me studentë pasuniversitarë dhe studentë të Universitetit.

“Bisedë frymëzuese me studentë pasuniversitarë dhe studentë të universitetit këtë mëngjes mbi antikorrupsionin, integritetin dhe të drejtat themelore”, thekson Soreca.
“Shkrimet e tyre cilësore tregojnë përfshirje dhe përkushtim. Shumë e nevojshme për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt BE”, shprehet Soreca.