“E ardhmja u përket atyre që besojnë tek e bukura dhe tek ëndërrat”, citoi sot kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.Ishin këto fjalë të bashkëshortes së presidentit amerikan, Eleanor Roosevelt që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe atë të triumfit ndaj së keqes.