Ministria e Arsimit i heq licensën shkollës private “Udha e Shkonjave”, pasi morën vendim për të mbyllur shkolës si masë ndaj koronavirusit pa një urdhër nga ministria, ndërsa njogton se drejtuesit e shkollës do të ndiqen në organet e drejtësisë. “Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njofton ministrja.