Dafina Zeqiri ka konsoliduar lidhjen me DJ Geek, pak javë pasi e bëri publike marrëdhënien romantike me të. Këngëtarja ka treguar se familja e saj, nëna dhe motra e kanë takuar dhe e miratojnë lidhjen me Dj-in e njohur. Në një postim të fundit në Instagramin e Dafinës, shohim nënën e këngëtares që ka kapur për krahu Dj Geek, ndërsa ecin dhe bëjnë shëtitje. Pranë tyre është Dafina që i filmon dhe motra e këngëtares.

Kjo do të thotë se tashmë lidhja e Dafinës po ecën në hapat e duhur dhe ka marrë bekimin e familjes së saj.Pak ditë më parë, Dafina publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur partnerin e saj, për të treguar publikisht  dashurinë që ndjen për të. “Iconstyle.al” zbuloi lidhjen e dyshes që qershorin e kaluar, nisur nga postimet e dyshimta të tyre nga i njëjti vend, por Dafina e mohoi fillimisht.

Sipas “Panorama Plus”, ajo ka qenë “e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike”. Kujtojmë që Dafina ka bërë publike lidhjet e saj të mëparshme me Ledri Vulën dhe domenikanin Jose, të cilat nuk shkuan mirë.