Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se kryetari i Bashkisë së Elbasanit është dhu nuar nga ata që konsiderohen si “banda e Bashkisë”, ka ardhur edhe reagimi nga kryebashkiaku Gledjan Llatja.
Llatja i konsideron akuzat të pavërteta dhe qesharake, madje e cilëson “qytetarin dixhital” si humbje kohe.
Nëpërmjet një reagimi në faqen e Bashkisë së Elbasanit në ‘Facebook’, shkruhet me ironi se “Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës”.
Reagimi i plotë i Llatjas:
T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:
“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer”.