Mero Baze
Sa më shumë vonon lajmi që Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi, aq më e dëshpëruar dhe histerike po bëhet një turmë politikanësh dhe moderatorësh në ekranet tona. Të parët normalisht duan një arsye nga Zoti për të futur shoqërinë në kolaps, të dytët për të ushqyer audencën e tyre, e cila u ngjan korbave që kërkojnë për të vdekur rrotull.
48 orët e fundit janë kthyer në një garë histerike në krye të së cilës shfaqet hakërrimi I Sali Berishës, I cili po përpiqet të krijojë një vatër lufte, ende pa ardhur koronavirusi, shoqëruar nga gazetarë defiçentë dhe sharlatanë që mbushin studjot televizive me monstra që vrasin më shumë se sa koronavirusi.
Përpjekja e Sali Berishës për të krijuar një vatër tensioni në Kavajë, duke paralajmëruar ngritjen e një karantine në spitalin e Kavajës, është një akt kriminal që tejkalon problemin e Kavajës. Duke përhapur panik në qytet, duke e quajtur karanatinën në spital, vepër kriminale, duke shpikur lajme për dorëheqje mjekësh dhe drejtorash, dhe duke vënë në lëvizje stukturat politike për të mbajtur të gjallë tensionin kundër karantinave të mundshme, që duhet në ngrihen në vend, Sali Berisha në fakt ka konsumuar çdo vepër të mundshme penale, që cenon sigurinë kombëtare në rast të një epidemie.
Këtu nuk bëhet fjalë për Kavajën. Kavajën ai e zgjodhi si një vend që mendon se I beson atij dhe mund ti përdor si mish për top në këtë periudhë paniku.
Por ajo që ai po bën me Kavajën, është shumë më e gjerë se aq. Ai po krijon idenë se kudo që të ngrihet karantina, është e rrezikshme dhe nuk duhet lejuar. Pra ai po përpiqet të përgatis shqiptarët të rrëmbejnë armët kundër qeverisë, nëse ajo shpall një spital si një zonë ku do jetë karantina.
Duke qenë se është dhe mjek në profesionin e vjetër, ai e di shumë mirë çfarë është duke bërë. Ai e di se karantina është një protokoll shëndetësor, që nuk nënkupton një vend të caktuar, por ka shtrirje gjeografike të diversifikuar, që nga një dhomë shtëpie e deri në një dhomë apo pavion spitali. Të gjithë urojmë mos të vij epidemia, por ajo nuk është në dorën tonë. Dhe nëse do të vij, nuk do të jetë në dorë të Sali Berishës se ku do bëhen karantinat, dhe si do ta organizojnë operacionin institucionet e shëndetësisë, që janë gjeneralët e vetëm në këtë betejë. Në Itali kanë pas dhe ushtrinë e armatosur.
Përtej ligësisë me prapavijë politike të Sali Berishës, janë po aq të neveritshme koret e moderatorëve televiziv, që bëjnë sikur investigojnë se ku do jenë karantinat, me çfarë ilaçi shërohet, sa vet do vdesi, sa do sëmuren në një ditë, ngjashë me pyetjet që bënin dy muaj më parë, “kur do bjerë tërmeti I rradhës”.
Italia vendi më I prekur në Evropë nga koronavirusi dhe fiqnji ynë perndimor ku jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë, ka pes kanale televizive kombëtare që transmetojnë filma spektakle dhe emisione politike të cilat nuk kanë në qendër të tyre histerinë e koronavirusit.
Tek ne 10 emision të përnatshme, mbledhin gjithë sharaltantët, të çmendurit, të parealizuarit, të dhështuairt politik, hajdutë me çizme të mjekësisë dhe nisin një terror publik ndaj shoqërisë, duke shfaqur pa pengesa gjithë perversitetin e tyre.
Nuk kemi ende asnjë rast dhe po sillemi sikur ka vdekur gjysma e Shqipërisë.
Nuk kemi ende asnjë shqetësim zyrtar për mungesa kapacitetesh dhe po sillemi sikur kemi mbetur të braktisur në shkretëtirë.
Nuk kemi ende asnjë simptoma virusi tek ndonjë qytetar dhe sillemi si njerëz që kemi humbur shpresën se do ta fitojmë betejën me të.
Dhe e gjtihë kjo vjen, se një plak I çmendur I këtij vendi, e ka kthyer koronavirusin në shpresën e vetme të jetës së tij, për të ngjallur terror dhe kaos në vend.
Për fat të mirë ka një ndarje të qartë në këtë pikë mes tij dhe Lulzm Bashës, kryetarit të Partisë Dmeorkatike. Qëndrimet zyrtare të Lulzim Bashës janë korrekte, janë njdrzore dhe ndihmojnë një klimë që krijon besim tek institucionet e shëndetësisë dhe jo tek epidemia e terrorit që përpiqet të përhap Sali Berisha. Është e njëjta gjë siç ndodhi me tërmetin. Edhe atëhere opozita kishte fytyrën e Sali Berishës e Ilir Metën që ndillnin zi dhe qëndrimet e matura e nejrëzore të Lulzim Bashës, I cili për herë të dytë po shpëton fytyrën e opozitës.
Kur rreziku të kaloj, kur shpresoj se e nuk do të kemi asnjë viktimë, kur jeta të kthehet në normalitet dhe koronavirusi të harrohet, ne më shumë se sa të prekurit apo vuajtjet e tyre, do të kujtojmë terrorin me të cilën Sali Berisha ju hakërrehej shqiptarëve çdo ditë dhe këmbngulja e studjove televizive për tu kthyer në Kasandra të vdekjes së shqiptarëve.
Dhe pastaj do të na duhet që në tekstet shëndetësore koronavirusi të përytorhet si një mostër, që ka sytë e skuqur të Saliut, gjatësinë e shkopit të Fevziut, sytë e zgurdulluar të Enit dhe soditjen e të çmendurëve në studjon e Zhejit. Për tu mbrojtur prej koronavirusit, është më lehtë të puthësh një mbartës të virusit, se sa të shikosh e dëgjosh këta.