Për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka treguar emocionet dhe disa detaje mjaft interesante para ngjitjes së saj në skenën e teatrit Ariston, si bashkëprezantuese e Amadeos dhe Georgina Rodriguez në Sanremo.

Në lidhje me të ardhmen e saj në televizion, ajo shprehet se nuk e kufizon veten vetëm në kornizat gjeografike të një vendi. Për shkak të punës, ajo udhëton shumë dhe nuk e shikon aspak të vështirë të bëjë udhëtime të shpeshta drejt Romës.

“Unë mendoj si qytetare e botës, kështu që nuk dua ta kufizoj veten në kornizat gjeografike të një vendi. Shqipëria është me mua kudo ku unë jam, unë do jem gjithmonë në Shqipëri, por bota është bërë kaq globale dhe kaq dinamike. Unë gjatë gjithë kohës jam në lëvizje, udhëtoj për efekt edhe të punës që bëj, kështu që nuk e shikoj absolutisht të vështirë 50 minuta Tiranë-Romë”.

Më tej, Alketa shton se do rikthehet sërish me emisionin “Piter Pan” dhe me shumë mundësi në shtator do vijë në televizionin Klan me një patentë të re.

“Në Shtator do kthehem në Televizionin Klan besoj me një patentë të re. Jeta vazhdon norsmalisht. Jemi në rrugë të re. Bota do të vazhdojë të rrotullohet për mua, për shqiptarët italianët edhe pas Sanremos. Duket sikur çfarë po ndodh. Është momenti i një ëndrre shumë të bukur, që duhet t’i japë gëzim dhe shpresë të gjitha vajzave që kanë ëndrra. Që për ëndrrat duhet të punosh nuk duhet vetëm të ëndërrosh. Asgjë nuk vjen nga qielli, e servirur në një tabaka ari dhe ti pastaj të shijosh rezultatet. Duhet të lëvizësh”./tvklan.al