Megjithëse vinte vetëm pas një seance stërvitore me skuadrën e Barcelonës, Martin Braithwaite, zhvilloi një ndeshje të mirë në ato minuta që u aktivizua kundër Eibar.

Madje, danezi iu afruar dhe golit të parë me katalanasit, duke korrur edhe ovacionet e “Camp Nou”-t.

Në një prononcim pas ndeshjes sulmuesi u shpreh se u ndjeh mirë në fushë, i rrethuar nga lojtar fantastik.

“U ndjeva shumë mirë në fushë, i rrethuar nga lojtarë fantastikë. U përpoqa të vrapoj dhe të lëviz, gjë që është detyra ime dhe shokët e skuadrës më gjetën me pasimet e tyre. Kështu që është fantastike”, ishin fjalët e para të sulmuesit të ardhur vetëm pak ditë më parë te kampionët e Barçës.

“Ovacionet ishin shumë speciale. Është një ëndërr. Është diçka që unë e kam parë në TV që kur kam qenë fëmijë dhe papritur jam në këtë skuadër dhe më rezervohet një pritje e tillë e pabesueshme nga tifozët. Jam shumë krenar”. Dhe në fund një batutë për madhështinë e kapitenit të tij: “Mesi më uroi. Ai është një djalë i shkëlqyer. U përpoq që të ma bënte ndeshjen sa më komode, më pa dhe më kërkoi me pasimet e tij. Nuk do ta laj fanellën pas përqafimit të tij. Sinqerisht jam shumë i lumtur që dhashë ndihmën time”