Ilda Bejleri, moderatorja sportive është vendosur në qendër të vëmendje pas aksidentit ku u përfshi, duke plagosur pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës një grua 63- vjeçare, e cila po ecte në vija të bardha.
Në dy reagime, Ilda thotë se nuk ka qenë faji i saj dhe se e aksidentuara po ecte sikur ishte në Afganistan.
Në nje prenoncim ekskluziv për ALPEnews.al, Enriketa Gjuzi shprehet se reagimi i fundit i Ilda Bejljerit është i pavërtetë.
Veç të tjerash, 63 vjeçarja shprehet se kur e pyeti moderatoren në tension e sipër se çfarë i bëri, kjo e fundit u shpreh se nuk shihte tek cepi i dritave të makinës.
“Më hodhi 2 metra larg e kam thyer këmben pastaj shumë e pa edukatë as nuk reagoj fare më ngritën 2 burra nuk lëvizja fare më moren në krahë ….ata i thanë e hodhe çoje në spital ajo iku fare nuk reagoj”.
Kishte dëshmitarë qè e panë, po ajo spaska turp. Këmbën nuk e kam shembur e kam thyer dhe do e operoj. Kur i thashë cfare me bëre me tha “ku shoh unë te cepi te dritat”, përfundon Enriketa Gjuzi.
Reagimi i pasdites së sotme nga Ilda Bejleri:
“E di.. keni mllef per kedo sidomos per njerezit qe dalin ne ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq per zonjen qe si ndodhi asgje, thjeshte nje shembje sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe per kalimtaret ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojne vijat e bardha! Apo jeni te lumtur sa mire ju be ksaj qe u gjend rastesisht afer nje zonje qe endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar si valle zonja qenka perplasur!? Apo po kerkon demshperblim tani qe i thane “ mund te perfitosh noj gje”?! Shum shpejt do publikojme dokumentat e spitalit qe zonja ska pas asgje, pervec nje shembjeje ne kembe por pa kontakt me makinen, thjeshte nga nxitimi me kalu sikur jetojme ne Afganistan!! E rendesishme eshte qe zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijne dhe mendte me ate rast e mos te degjoj njerezit qe po perfitojne prej saj per disa klikime me shume. Cdo gje qe ka thene ne ate telefonate ajo zonja eshte mashtrim. Dhe per kete ka deshmitar!
Shfryni gjithe mllefin o njerez por nese ju vjen kaq keq blijini nje shpi asaj zonjes qe eshte demtu nga termeti, ashtu sic kam ndihmuar un te tjere. Stop lajmeve fake! Me gjithe respektin per moshen e zonjes ne fjale, por dhe mashtrimi eshte krim! Ndoshta mendojne se do i jap disa leke zonjes per te mbyllur gojen, por jo! Dje vajta vete ne polici, pashe videon, lashe makinen pa asnje shenje ne te dhe u ktheva ne shtepi njesoj po vete, shume e qete me veten!
E di, Shqipria ka shume halle po nje nga hallet me te medha eshte qe njerezit pa pune e qe skane jete merrem me jeten e tjerve. Lerjani policise te bej punen e vet, nese ka nje ceshtje! Ndersa per portalet Dritare.net dhe Tema do kujdesem vete qe te paguajne per cdo mashtrim qe kane thene!”