Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe vik ima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 vik tima. Një histori, ku ndërthuren interesat politike, zhvillimet e luftës në Kosovë dhe përplasjet për gjakmarrje. Kjo familje, u ekspozua për herë të parë në vitin 1992. Dy djemtë e mëdhenj, Hamdiu dhe Halili do të arrestoheshin me akuzën e vra sjes me mjete të forta të ekonomistit Mustafë Shpati në qendër të Bajram Currit. Për 6 muaj, ata do të mbaheshin në burg.
“Ne nuk dinim asgjë, policia erdhi në Haklaj, dhe kërkoi vëllezërit Hamdiun dhe Halilin. Për çfarë pyetën vëllezërit? Ata thanë që ka ndodhur një ngjarje dhe ju kanë akuzuar ju. Janë thirrur rreth 80 dëshmitarë në pyetje dhe vëllezërit pas 6 muajsh, pa seancë gjzqësore kanë dal të lirë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve. Njarja thuhej se kishte lidhje me privatizimin e pronave të koperativës së Margegajt ku Hamdiu, kishte qenë për 10 vite kryetar. Hamdiu është i vetmi i mbijetuar nga 5 djemtë e Muharremit. Sot ai është 69-vjeç dhe jeton në Suedi, ku ka fituar azil politik. Pas arrestimit që e konsideruan të padrejtë, shënohet krisja e parë e kësaj familjeje të njohur me pushtetarët e rinj të kohës, me në krye mikun e tyre të hershëm, presidentin Sali Berisha.
“Ne si familje e kemi mbështetur Sali Berishën vitet e para të demokracisë. Dy vëllezërit e mi, Hamdiu e Halili kanë pasur njohje personale me Sali Berishën dhe ne si familje e dinim kush ishte familja e tij, kishim besim se do e drejtonte Shqipërinë, ishte njeri i njohur kardiolog, pavarësisht se kishte qenë në udhëheqjen partisë punës në bllok, kishim besim se do ishte njeri i duhur për të drejtuar Shqipërinë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve. Në një kohë që djemtë ndodheshin në qe li në vitin 1992, plaku i Haklajve, Muharremi, vihet në kontakt me presidentin Berisha të cilit i kërkon takim. I pari i familjes kishte një zotim për të bërë sipas traditës zakonore se djemtë e tij ishin të pafajshëm. Ai kërkonte lirimin e tyre. Takimi me Berishën nuk u zhvillua kurrë, edhe pse në një rast ishte arritur deri te caktimi i orarit. “Në fillim dhe Sali Berisha ka pranuar, ka thanë se do takohem me Muharremin, kanë caktuar orarin, pastaj kur ora ka ardhur Sali Berisha nuk e ka pritur në takim. Në këtë kohë baba kërkoi takim me Kryeministrin Aleksandër Meksi dhe ky i fundit ka dhënë urdhër që djemtë e Muharremit nëse janë të pafajshëm të lirohen dhe vëllezërit janë liruar”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
Deri në këtë moment, djemtë e familjes Haklaj nuk kishin një pozicionim të unifikuar politik. Dy prej vëllezërve kishin qenë themelues të Partisë Demokratike në Tropojë. Pjesa tjetër e familjes kishin kryesisht bindje të majta. “Në vitet e para të demokracisë, Hamdiu dhe Shkëlqimi kanë marrë pjesë në disa mbledhje që janë organizuar për të kontaktuar njerëz, për ti bindur që të mbështesnin PD, për të ndikuar te njerëzit, që do në përfaqësojë Berisha që është në krye të vendit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve. Pas arrestimit të Hamdiut dhe Halilit, familja Haklaj pozicionohet hapur kundër Partisë Demokratike. Në një bastion të djathtë si ai i Tropojës, tashmë demokratët kishte kundërshtare një prej familjeve më të fuqishme dhe më me ndikim në zonë. Zylfije Haklaj rrëfen se në këtë moment, miqësia e hershme me familjen e Sali Berishës pësoi një krisje të madhe.