Kryeministri Edi Rama shprehet Reforma në Drejtësi do të pastrojë llumin nga Pallati i Drejtësisë, duke bërë që politikanët, përfshirë edhe atë vetë, të jenë të barabartë para ligjit. Duke bashkëbiseduar me qytetarët, duke iu referuar operacionit “Forca e Ligjit”, Rama theksoi se s’ka mundësi që një njeri normal të mos e përkrahë lu ftën kaq të qartë mes popullit e kr imit.

“Ti flet për 4-5 vr asje në ditë sepse sheh mesa duket shumë filma, por po të informoj se vr asjet në Shqipëri kanë rënë gjysmë për gjysmë me 5 a 6 vjet më pare dhe 1000 vetët që humbin jetën në vit në vendin tonë jane nje problem i qarte i aftësisë tënde aritmetike, jo i aftësisë në rritje të shtetit për të goditur kr imin; e fundit, ti mos u shqeteso për konfiskimet e pasurive kri minale, sepse ajo eshte haram që hallall s’bëhet dot në Shqipërinë që duam, po shqetesohu per pasurine e të menduarit që e paske në rrjedhje ala rmante!”, iu drejtua ai një komentuesi.

Duke iu përgjigjur një qytetari në lidhje me koncesionet, kryeministri Rama u shpreh: “ Ato koncesionet që ty të kanë thënë se janë në kurriz të shqiptarëve dhe ti e përsërit këtu si në jerm, nuk janë në kurrizin po në shërbimin e popullit, ndërsa kjo OFL-ja nuk ka çfarë bën në Surrel, se në Surrel nuk ka kriminelë të dënuar për vrasje e për trafiqe, po nese ti e ke llafin për shtëpinë time, po të informoj që gjithçka lidhur me të është e deklaruar në dosjen e detyrueshme ligjërisht për zyrtarët e këtij shteti! Prandaj filtroje çfarë fut në kokë dhe çfarë nxjerr nga goja, se bëhet njeriu qesharak padashje”.

Rama tha se “ pasuria ime deklarohet çdo vit dhe nuk e verifikoj unë po e verifikojnë institucionet përkatëse sot dhe mund ta verifikojë kush të dojë nesër”. “Por një sugjerim të jap: Mos dëgjo lehjet e atyre që s’më mundin dot në fushën e betejës dhe të shurdhojnë ty me zhurmën e dëshpërimit të tyre, sepse jo thjesht gabon, po ngatërron rrugën e ikën në drejtim të paditur”, iu drejtua ai një qytetari.

Në lidhje me postblloqet e policisë për kontrolle në funksion të sigurisë rrugore, Rama iu përgjigj një komentuesi duke thënë se “postblloqet le t’u ngjallin pasiguri fajtorëve jo ty e mua dhe mos ngatërro 1997 me 2020 se atëherë e haje ti dhe shumica dërrmuese e popullit, sot e ha nje pakicë e vogël që ka bërë kr ime e që duhet përfundimisht ta lërë popullin dhe vendin rehat”.

“Lufta me kr imin s’është muhabet kafeneje as estrade studiosh tv, është luf të reale që ka hyrë në një kapitull vendimtar! Prandaj merre me qetësi dhe pozitivisht, se bëhet për ty e për tërë njerëzit normalë të Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.

“Nuk e kam thënë asnjëherë që s’ka mollë të kalbura në polici, sepse as nuk e mendoj e as nuk rri një ditë rehat në raport me mollët e kalbura; e treta, nuk thash as që duhet të ketë 14 kontrolle policie në 150 km rrugë (që s’ka në fakt) po fola për postblloqet e posaçme të ngritura me objektiva të posaçëm në momente të caktuar”, përfundoi ai

Duke iu përgjigjur një komentuesi tjetër, ai shprehet “nëse e ke për familjen e Sali Berishës, a ma thua dot çfarë lidhje ka qeveria dhe policia me pyetjen tënde?! Nuk jemi në vitin 1945 vëlla, jemi në vitin 2020 dhe po bëjmë një reformë historike në drejtësi, sepse nuk i takon policisë të merret me politikanët, po drejtesisë dhe vetëm drejtesisë”.

“Unë as nuk vjedh e as nuk merrem me pisllëqe dhe ja ku më ke, ashtu sikundër disa që vjedhin e merren me pisllëqe nuk mjaftojnë për t’i futur të tërë në një thes. Në rast se për ty nuk ka rëndësi lufta me kri min e organizuar, ka rëndësi për mua dhe për Shqipërinë që meritojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, ndërsa 25 postblloqet nga Fieri në Tirane nuk e di në çfare ëndrre i ke parë, po ne realitet jo njëherë”, iu përgjij kryeministri Rama një qytetari. “Ky vend do bëhet do ti s’do ti dhe nuk e ka ky vend fajin që ti ngatërron vendet kur parkon mendimet”, përfundoi Rama.