Ka nisur diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.
Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Kurti e presidenti serb, Vuçic, të cilët janë vënë përballë njëri-tjetrit.
Në panelin ku po diskutohet për rajonin, marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.