Fr.ika nga koronavi.rusi ka mbërritur edhe në Shqipëri. Italia është së fundmi vendi i cili po përballet me shifra të larta të numrit të të prekurëve.
Lidhur me këtë, në aeroportin e Rinasit janë shtuar masat për kontrollin nga vir.usi vd.ekjeprurës.
Shefi i inspektimit në Rinas mjeku Lorenc Harshova ka dhënë lajmin se prej sot të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia u matet temperatura. Mjeku Harshova sqaroi se në aeroport është krijuar një korridor, ku intervistohen pasagjerët dhe u matet temperatura.
Numri i personelit mjekësor në Rinas është shtuar por se deri më tani nuk ka pasur asnjë person me temperaturë apo simptoma gripi.
“U dyfishua numri i personelit mjekësore. Sot janë kontrolluar të gjitha linjat e Genovas dhe Italisë. Iu mat temperatura dhe u lanë të lirë. Kemi krijuar një korridor dhe pasagjerët futen një nga një dhe u matet temperatura me lazer. Siguria në areoport kas qënë gjithmonë. Stafi ka qënë 24 më 24. I vetmi ndryshim është tani që matet temperatura e pasagjerëve. Pasagjerëve nga Italia u matet të gjithëve temperatura. Besoj se do t’ua masim të gjithë të tjerëve. Asnjë nuk ka pasur me temperaturë. I këshillojmë për autokarantinim. Në rast se do kemi ndonjë rast kemi një rast të dyshuar kemi një dhomë dhe më pas do të telefonojmë 127.”- tha Harshova.