Sipas të përditshmes gjermane Bild, ylli 19-vjeçar i Bayern Munich, Alphonso Davies ka pësuar një dëmtim në kavilje gjatë seancës së sotme stërvitore. Sipas lajmit të raportuar nga Bild, Davies ka qenë i detyruar të largohet nga fusha me barelë pas një ndërhyrje të dy shokëve të skuadrës, Serge Gnabry dhe Corentin Tolisso.
Gjithsesi, Bayern Munich ka bërë të ditur se dëmtimi nuk ka qenë aq serioz sa mendohej dhe se ka shpresë që lojtari të rikuperojë për ndeshjen e kësaj fundjave që bavarezët do të luajnë në kampionat kundër Koln-it.