Po kalon tashmë kjo javë me ndryshime të mëdha të situatës meteorologjike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi pritet të ketë një fundjavë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare. Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.
Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë, kështu që duhet të tregoni kujdes të shtuar.