Futbollisti i Realit, Luka Joviç dhe modela serbe Sofija Millosheviç kanë konfirmuar lidhjen e tyre, Pasi shënoi golin e dytë me fanellën e Realit, duke vulosur suksesin e “Los Brlancos”, në transfertë ndaj Osasunës, Luka Joviç ka nisur pushimet me të dashurën e tij.
Luka dhe Sofija po kalojnë pushimet në Romë dhe kanë publikuar në Instagram foto duke pozuar para Koloseut, ku nuk kanë munguar edhe puthjet. Sofika është 28 vjeç dhe modele shumë e njohur në Serbi ndërsa Luka 22 vjeç. Sofija më parë ka pasur një romancë me futbollistin tjetër serb Adem Ljaiç.