Liridon Krasniqi do të luajë për Kombëtaren e Malajzisë. Mund të tingullojë disi e çuditshme, se si një shqiptar mund të luajë për një vend të Azisë së largët, por mesfushori aktivizohet prej vitesh në Superligën e Malajzisë dhe paraqitjet e tij kanë qenë mjaft të mira.
28-vjeçari luan që prej vitit 2016 në Malajzi dhe së fundmi ka firmosur me kampionët dhe ekipin më prestigjioz në vend, Johor Darul Ta’zim. Përveç kësaj, Krasniqi prej gati dy javësh është pajisur edhe me pasaportën e Malajzisë, teksa tashmë po ndjek procedurat dhe pret “ok” nga FIFA për të luajtur me Malajzinë në kualifikueset e Botërorit të vitit 2022. Gjilanasi luan si mesfushor.