-Presidenti i Republikës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. -Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private. Këto janë dy nga disa prej neneve të shumta në Kushtetutë, për presidentin e Republikës së Shqipërisë, që Ilir Meta i ka shkelur me kohë. Sot ai ka postuar një meme, jo sikur është president i këtij vendi, por sikur është ndonjë memexhi i rëndomtë, që nuk ka asnjë përgjegjësi shtetërore.
Ilir Meta etiketon një parti, atë që drejton shtetin dhe që e ka zgjedhur president, si “Rilindja”, dhe ai është vënë përballë saj, në një luftë për jetë a vd ekje. Presidenti e ka shkelur me kohë në fakt Kushtetutën dhe është bërë palë në betejën politike në vend, duke i shpallur lu ftë mazhorancës. Vetëm duke parë postimet e tij në rrjetet sociale, apo dhe intervistat, nuk ka nevojë as për Venecia e as për Komisione, për ta shkarkuar.
Por, me sa duket mazhorancës i intereson ta ketë nëpër këmbë. Ndaj dhe Meta bën gallataxhiun nëpër internet.