Enrico Mentana komentoi fitoren me përmbysje të Lazio ndaj Interit. Përmes llogarisë së tij në Facebbok, gazetari i njohur italian, drejtori i “TgLa7”, në të vërtetë, më shumë sesa te suksesi bardhekaltër, është përqendruar në zgjedhjet e trajnerit zikaltër: “Conte është një trajner i njohur dhe tashmë ka bërë një punë të shkëlqyer tek Interi.
Sidoqoftë, mbrëmë, pas golit 2-1, nëse do të më kishin pyetur se cili ishte më i miri te zikaltrit, deri në atë moment, unë (tifoz i thjeshtë) do të thoja: Brozovic dhe Candreva. Të dy ata, në atë pikë të ndeshjes, u zëvendësuan nga Conte…”