Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze ka reaguar ndaj Sali Berishës, i cilu u shpreh se qëllimi numër një i Minishengenit Ballkanik është popullimi i Shqipërisë me serbë. “Sali Berisha paska thënë që Minishengeni paska qëllim të popullojë Shqipërinë me serbë. Po deri më sot ky është i vetmi politikan që ka fëmijët me gjyshe serbe, d.m.th na e ka rrit popullsinë me origjinë serbe . Kjo nuk i ka sjellë ndonjë problem Shqipërisë se vesin e hajdutit ata e kanë marrë nga i ati”, shkruan Baze.

“Një nga shtyllat e Mini-Shengenit, është popullimi i Shqipërisë me serbë. Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Ky ligj ka kohë që është nisur dhe është në atë kuadër. Nëse u kujtohet, në deklaratat e tij, Rama tha të vijnë këtu të punojnë, gjë e cila me problemet e pazgjidhura që kemi, nuk është stadi, por projekti është ai që thashë unë, popullimi i shqipërisë me serbë”, deklaroi Berisha për Sonila Meçon.(TemA)