Ambasada Amerikane në një reagim në rrjetet socaile shprehet se USAID/Albania po ndihmon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për të zhvendosur dhe ruajtur pikat e reja të njësive matëse të energjisë elektrike. Sipas ambasadës ky veprim parandalon vjedhjen e energjisë dhe forcon efikasitetin, në dobi të të gjithë shqiptarëve.
Ambasada shkruan:
“Ndonjëherë, “gjërat e vogla” sjellin ndryshimin më të madh. USAID/Albania po ndihmon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për të zhvendosur dhe ruajtur pikat e reja të njësive matëse të energjisë elektrike. Ky veprim i “vogël” parandalon vjedhjen e energjisë dhe forcon efikasitetin, në dobi të të gjithë shqiptarëve.”