Deputeti i PS njëherësh bashkëkryetar i grupit të punës për reformën zgjedhore zoti Damian Gjiknuri ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit me zyrtarin amerikan Gjiknuri u shpreh se e njohu me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore