Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i është përgjigjur sot presidentit Ilir Meta.
Duke folur në një deklaratë për mediat, Gjonaj tha se sulmet e padenja ndaj saj nga Presidenca nuk ia lehtësojnë dot hallin që Meta ka me reformën në drejtësi. Ajo shtoi se Presidentit iu la afati për ta ezauruar spektaklin për tubimin dhe se tani meriton disa përgjigje faktike mbi akuzat ndaj Ministrisë.
“Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim policesk në lidhje me emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese. Fakti qe botimi në Fletoren Zyrtare është bërë ditën e shtunë, i ka mjaftuar Presidentit që ta akuzojë qeverinë si një organizatë kriminale. Sikur Presidenti apo këshilltarët e tij në arkivë do të kishin mësuar se jo vetëm e shtuna, por edhe e diela, janë ditë që figurojnë prej shumë vitesh në Fletoren Zyrtare” – tha Etilda Gjonaj.