Disa ditë më parë reperi i njohur Ledri Vula solli për publikun produksionin e tij më të ri muzikor të titulluar “Prej inati”. Një këngë shumë ritmtike, e cila menjëherë pas publikimit ka fituar zemrat e publikut, por edhe “ka bërë balerinë” dy gjyshërit e tij.

Së fundmi, Vula ka treguar përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij Instagram, se dy gjyshërit e tij janë fansat më të mëdhenj.

Ata shihen duke sfiduar moshën dhe kërcejnë nën ritmet e këngës më të re të nipit të tyre. Ledri tregon se ata janë personat më pozitivë në jetën e tij, që gjithmonë janë të gatshëm të kërcejnë me çdo këngë të tij.