Erling Haland e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Dortmundi, teksa vazhdon të shënojë për skuadrën e tij.Pasi i surprizoi të gjithë në dy ndeshjet e para, ku shënoi 5 gola në dy ndeshje duke ardhur nga stoli, ditën e sotme Favre, vendosi ta hedhë në fushë nga minuta e parë, ndaj Union Berlin.Pikërisht këtë besim të dhënë, Haland ia ka shpërblyer trajnerit në fushën e lojës.
Norvegjezi ka shënuar përsëri për Dortmundin, teksa në minutën e 18’ pas një pasimi të marrë nga Brandt e ka dërguar topin në rrjetë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.Ndeshja vazhdon 2-0 për verdhezinjtë, teksa Sanço kishte realizuar më parë në minutën e 13’.