Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ranë kokë e këmbë në dashuri me njëri tjetrin që herën e parë që u panë! Ylli i futbollit dhe modelja u takuan 4 vite më parë, kur 22-vjeçarja ishte thjesht punonjëse në një dyqan. Çifti u pa bashkë për herë të parë në nëntor të 2016-ës, teksa shëtisnin në Disneyland të Paris-it. Mjaftuan disa fotografi të shkrepura nga paparacët, që lajmi i dashurisë së tyre të mbushte faqet e revistave dhe portaleve të botës.Të binte në dashuri me një djalë si Ronaldo, do ta traz onte jetën e qetë të Rodriguez-it. Asokohe, Georgina ishte shitëse në një prej dyqaneve të Gucci-it, kur Ronaldo kaloi rastësisht për të bërë shopping.Shkëndijat e para u vunë re që në takimin e parë, por koha s’mjaftoi atë ditë për ta. Fati kishte rezervuar një tjetër takim! Dyshja rastistën në një event të organizuar nga Dolce & Gabbana ku ishin të dy të pranishëm. Kësaj here, as Ronaldo dhe as Rodriguez nuk ia lanë më gjërat rastësisë.
“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Ka shumë harmoni mes nesh. Jemi toleratë dhe të komunikueshëm, nuk mërzitemi kurrë me njëri tjetrin”, u shpreh Ronaldo gjatë një intervistë për Corriere della Sera.“Para tij dridhesha, por ishte e pashmangshme çfarë lindi mes nesh”, do të thoshte pak kohë më vonë, Georgina, e cila u shpreh se çfarë i bëri për herë të parë përshtypje tek ai ishte gjatësia, fiziku dhe fytyra e tij e hijshme. Më vonë do të kuptonte se çfarë donte vërtet tek ai ishte mënyra se si e dashuronte dhe kujdesej për të.Shumë shpejt, çifti u bë epiqendra e thashethemeve mediatike dhe të gjithë sytë ishin mbi vajzën spanjolle. Kush ishte 22-vjeçarja që bëri Ronaldon të binte kokë e këmbë në dashuri?Fillimisht u aludua se Rodriguez do të ishte thjesht një romancë e shkurtër e futbollistit të famshëm dhe se s’do të vononte shumë lajmi i ndarjes së tyre, por ja që ndodhi krejt e kundërta.
Georgina rrëmbeu jo vetëm zemrën e futbollisti portugez, por edhe të familjes së tij. Shpejt ata shpallën lajmin se ishin zyrtarisht të fejuar dhe nisën të jetonin bashkë.Kësaj here Cristiano kishte bërë zgjedhjen e jetës. Rodriguez do të ishte gjysma e tij dhe nëna e fëmijëve.Një vit më vonë, në 2017-ën, Georgina u bë nënë për herë të parë, e ndërsa Ronaldo baba i një vajze të quajtur Alana Martina.Familja do të shtohej edhe më kur disa muaj më vonë, erdhën në jetë binjakët Mateo dhe Eva, të lindur nga një nënë surrogate që vinte nga SHBA-ës. Rodriguez ishte zyrtarisht nënë e 4 fëmijëve, përfshi këtu edhe djalin 8 vjeçar të Ronaldos.“Jeta ime ka ndryshuar për mirë që kur kam takuar Ronaldo-n. Nuk më kanë interesuar kurrë ish-et e tij, i kam dashur gjithnjë fëmijët dhe për mua 4 nuk janë një problem. Janë bekim”, u shpreh Rodriguez.Georgina ia doli ta mbajë familjen e bashkuar, pavarësisht axhendës së ngarkuar të futbollistit, jetesa e Cristiano-s ka ndryshuar, edhe falë disiplinës së saj si grua dhe si mama.Historia e dashurisë mes shitëses dhe futbollistit të famshëm i ngjan një përralle dhe tani që kanë gjithçka, për ta mbyllur ëndrrën ka mbetur vetëm dasma!Ndonëse nuk ka ende një datë, çfarë dihet deri tani është që Georgina ka provuar shumëëë fustane nusërie dhe se do të jetë një ceremoni e vogël, me njerëzit më të afërt të të dyve.