“Adidas” prezantoi topin e ri zyrtar të finales së Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 30 maj në Stamboll. Ai do të përdoret edhe në të gjitha ndeshjet kualifikuese, që fillojnë sot. Dizajni është frymëzuar nga qyteti pritës i finales së këtij edicioni. Modeli i topit të ri paraqet një interpretim artistik të një harte të Stambollit, të tërhequr me dorë, që lidh në mënyrë unike dy kontinentet; të Evropës dhe Azisë. Emri i tij është “Stambolli 20”.
Duke nënvizuar kulturën e artit të thellë të Stambollit, yjet e bardha janë vendosur në kontrast me një hartë të qytetit, të tërhequr me dorë. Bosfori, që rrjedh nëpër qytet, është në qendër të topit. Ngjyra e mrekullueshme e purpurt është frymëzuar nga perëndimi i diellit mbi Bosfor, nga lindja në perëndim. Topi është prodhuar nga teknologjia më e fundit e “Adidas”, për të siguruar që lojtarët më të mirë në Europë të japin maksimumin e tyre gjatë kompeticionit.