Një ditë pasi Shqipëria arriti të thyente çdo parashikim, ku në Konferencën e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë Euro për ringritjen e vendit pas tërmetit të 26 Nëntorit, Kryeministri Edi Rama vjen sonte në Real Story përballë gazetarit Sokol Balla dhe një paneli analistësh e gazetarësh.

Si do të shpenzohen këto fonde të mbledhura dhe a ka “blerë” politikisht Rama fitoren e tretë? Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, sonte në ora 21:00 në Real Story në News 24.