Mozzik ka hapur zemrën për të folur sot me ndjekësit e tij në një bashkëbisedim online në Instastory. Reperi i njohur u është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet, mes të cilave edhe njërës që e pyet nëse është penduar për ndonjë veprim që ka bërë në jetë së fundi.
Kjo pyetje vjen pas ndarjes së tij nga Loredana, e megjithatë reperi nuk e përmend aspak emrin e saj si për të na thënë se nuk është penduar aspak për lidhjen me reperen, nga e cila erdhi në jetë një engjëll si Hana. “Asnjë gjë. Çdo gjë që ndodh nuk ëshë rastësi, kështu që gjithçka është për një arsye, s’ka vend për pishman”, shprehet ai. Reperi pranon se gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këtë jetë është fakti që është bërë baba.
Më tej ai pyetet edhe për fëmijërinë, dhe pranon se dikur ka qenë i varfër. “Po, edhe shumë krenar me atë periudhë të jetës”, shprehet Mozzik. Mozzik dhe Loredana prej disa muajsh kanë bërë ndarjen publike, megjithatë gjithmonë ka pasur dyshime. Të shumtë janë ata që mendojnë se ky është thjesht një show nga ana e tyre, por Loredana e mohoi këtë.