Njëmbëdhjetë ndeshje radhazi me gol. Cristiano Ronaldo është i papërmbajtshëm. Me golin e shënuar kundër Spal-it, ylli portugez ka barazuar Fabio Quagliarella-n dhe Gabriel Batistuta-n, edhe ata të aftë të shënojnë në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në Serinë A.

I pari e ka bërë një gjë të tillë sezonin e kaluar, ndërsa argjentinasi ka shkruar historinë në sezonin 1994/95. Mbreti Luan i ka bërë komplimentet në Tëitter CR7-ës, por pa i kursyer një thumbim:”Urime Cristiano-s për rekordin. E vetmja gjë është se është më e lehtë kur pushon”.

Në fakt, Ronaldo nuk ka luajtur në ndeshjen kundër Brescia-s. E njëjta gjë ka ndodhur me Quagliarella-n sezonin e kaluar. Ndërsa, Batistuta nuk ka munguar në asnjë ndeshje në periudhën që ka vendosur rekordin.