Para se të përcillet për në banesën e fundit, për Nexhmije Pagarushën po mban homazhe në Prishtinë.Familjarë e personazhe të njohur të artit, kulturës dhe politikës janë bërë bashkë për të nderuar dhe respektuar figurën e saj.
E para që ka folur në homazhe ka qenë mbesa e saj Mirjeta, e cila ka prekur me fjalët e saj.“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vetë”, u shpreh e mbesa.Në orën 14:30 bilbili i muzikës shqiptare do të përcillet në banesën e fundit në Pagarushë. Familja është kujdesur që çdo gjë të bëhet sipas amanetit të saj.