Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në “Euronews Albania” ka folur për masat që janë marrë për eleminimin e pasojave të tërmetit, ngritjen e Agjencisë së Emergjencave Civile dhe konferencën e Donatorëve në Bruksel që dha për Shqipërinë 1.15 miliardë euro. Xhaçka ka dhënë dhe lajmin se punimet për ndërtimin e aeroportit të parë të NATO-s në Ballkan do të nisin që këtë vit, një investim ky në fazën e parë prej 50 milionë. Nderkohe qe eshte dhe konsiderimi i bazës detare të Pashalimanit në Vlorë. Ministrja e Mbrojtjes ka komentuar dhe ak uzat e Presidentit Ilir Meta për “gru sht shteti”, duke nënvizuar se Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk mund t’i bëhet grusht shteti, ndaj dhe tubimi i paralajmeruar i tij eshte politik.
Shqipëria vjen pas një konference të suksesshme, suprizuese për rezultatin. 1 miliard e 100 milion të vendosura në dispozicion për procesin e rindërtimit nga tërmeti. Ju keni raportuar ngjarjet e kobshme të tërmetit, numrin e vik timave. Si e kujtoni atë ditë dhe çfarë do të thotë kjo ndihmë që iu dha nga partnerët, nga miqtë nga vendet e tjera Shqipërisë? Në radhë të parë shumë faleminderit për ftesën, është gjithmonë kënaqësi që të jesh me ju në këtë intervistë dhe në këtë televizion që dua vërtet ta uroj për standardin e ri të sjelljes së lajmit. Unë e kam përjetuar me shumë dhimbje atë moment të tërmetit të 26 nëntorit. Patjetër që, si të gjithë të tjerët, u shoqërua me shumë frikë edhe me shumë traumë edhe për më tepër që për shkak të detyrës që kam, duhet të isha në terren për të bërë ç’është e mundur që të gjithë aktorët të koordinoheshin një orë e më parë sikurse është edhe detyrë e Emergjencave Civile, që tanimë është fushë e përgjegjësisë së Ministrisë së Mbrojtjes.
Ajo që vë re me kënaqësi, për mungesën e një fjalë tjetër, është që pavarësisht dhimbjes, pavarësisht frikës, pavarësisht traumës, ia kemi dalë që të bëjmë një proces shumë dinjitoz të vlerësimit të dëmeve, të vlerësimit të nevojave, por edhe duke pasur një vizion shumë të qartë për rindërtimin edhe për gjithë vizionin se si gjithçka duhet të ndodhë. Dhe besoj që kjo është ajo, e cila mundësoi edhe këtë konferencë donatorësh aq të suksesshme. Sigurisht që rezultati ishte shumë suprizues edhe është vërtet diçka për t’u gëzuar e për t’u kënaqur, sepse na mundëson tanimë që këtë vizion ta vëmë në jetë dhe të gjithë ata njerëz që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, të gjejnë zgjidhje përmes projektit të rindërtimit.
Megjithatë znj. Xhaçka, përveç kostos financiare, e cila në njëfarë mënyre është e rikuperueshme, ajo çfarë ishte e madhe ishte humbja njerëzore. A pati mundësi, për shkak të funksionimit më mirë të strukturave ndoshta do të ishin shpëtuar më shumë jetë njerëzish?E keni këtë merak? Shiko, ky merak ekziston gjithmonë dhe unë nuk besoj që nuk është një merak që ekziston në një vend si i joni, ku kapacitetet mund të jenë deri diku deficitare. Por ky është rasti i çdo vendi edhe më të zhvilluar edhe më të fuqishëm se i joni. Kapacitetet reaguese janë gjithmonë deficitare. Pse janë deficitare? Rasti konkret. Ne jemi vend anëtar i NATO. Ju kishit një letër, një komunikim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, të merrnit masat pasi ishte lajmëruar nga një sizmolog grek që mund të kishte një tërmet. Ishin marrë masa të paktën? Nëse më jepni pak kohë unë dua ta shpjegoj këtë gjë, sepse nuk besoj që kjo mund të shpjegohet me një përgjigje të përmbledhur. Çfarë dua të them? Kur them që kapacitetet janë deficitare nuk nënkuptoj që kapacitetet tona reaguese, pra të Shqipërisë janë për t’u përqeshur. A kanë nevojë për t’i modernizuar më shumë, a ka nevojë për t’i motivuar përmes trajnimit ekipet tona të reagimit të shpejtë apo të kërkim – shpëtimit? Patjetër që po, por kjo nuk do të thotë që kapacitetet tona duhen përqeshur. Kur them deficitare nënkuptoj që përgjithësisht situatat e fatkeqësive natyrore apo të Emergjencave Civile janë kaq të mëdha, janë kaq të befta, janë kaq suprizuese sa kapin, le të themi, në surprizë të gjitha vendet kudo ku ato ndodhin, edhe rasti i Turqisë, edhe rasti i Greqisë.
Po, sidomos kur ka përmasa të mëdha, por, nuk janë pa doreza, pa lopata, pa kazmë…? Patjetër që janë edhe me lopatë edhe kazmë. Sepse nuk mund të jenë me ekskavatorë, nuk mund të jenë domosdoshmërish me aparatura shumë të sofistikuara kur ke të bësh me emocionalitetin e njerëzve që janë të përfshirë, kur ke të bësh me njerëz në rrënoja që i dëgjon dhe i sheh, kur patjetër çdo lloj vibracioni të makinerive më të mëdha që njerëzit me padije mund të kenë dashur t’i shohin, mund të shkaktojnë dëme të mëtejshme. Kështu që në këtë pikë, ajo që keni parë ju, keni parë një solidaritet të jashtëzakonshëm nga të gjitha strukturat tona reaguese, përfshirë në rastin e Ministrisë së Mbrojtjes edhe efektivë nën uniformë, që nuk janë domosdoshmërish pjesë e strukturave tona të kërkim – shpëtimit.
A ekzistojnë protokolle pune, të cilët u respektuan duke mos shkaktuar më shumë dëme? Patjetër! Patjetër që ekzistojnë protokolle pune dhe, për koincidencë, Ministria e Mbrojtjes, e asistuar nga aleatët strategjikë, nga SHBA por jo vetëm, për koincidencë ka bërë pak përpara tërmetit të 26 nëntorit një stërvitje me të gjithë aktorët e Emergjencave Civile. Vlen për të thënë që aktorët e Emergjencave Civile nuk janë vetëm Forca e Armatosur, janë edhe efektivë të Policisë së Shtetit, janë edhe zjarrfikësit, janë edhe urgjenca kombëtare, janë edhe mjekët, janë dhe ekipe të dedikuar për emergjencat civile pranë pushtetit lokal, pra janë një sërë aktorësh, të cilët duhen koordinuar për të funksionuar si një njësi e tërë.
Pra, a u mor seriozisht ai paralajmërimi i presidentit Meta? Askush nuk mund të parashikojë tërmete. As ata që sot janë sizmologët më në zë në botë. Po. Por Shqipëria kishte një tërmet në Korçë në qershor që pati dëme. Pati në shtator tërmet… Po, por kjo nuk ka fare rëndësi. Kjo nuk ka kurrfarë rëndësie sepse tërmetet nuk mund të parashikohen. Sizmologët thonë po futemi në një moment ose në një fashë kohore kur aktiviteti sizmik është më i madh apo jemi në një fashë kohore që aktiviteti sizmologjik është më i ulët, por kjo nuk do të thotë që dikush, kushdo qoftë ai, apo ai kompjuter sado i sofistikuar të jetë, mund të parashikojë tërmete. Kështu që parashikime të tilla nuk mund të merren seriozisht.
Por, ajo që di dhe mund të them me shumë seriozitet është angazhimi. Në momentin që unë kam marrë mandatin, dy muaj pas marrjes së mandatit si ministre e Mbrojtjes dhe me kalimin e Emergjencave Civile si përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes, kemi nisur një reformë të thellë të Emergjencave Civile. Nga një drejtori, një hotline që për 30 vjet me radhë të këtij tranzicioni ka kapur telefonatat dhe vetëm ka bërë le të themi lajmërimin e situatave të ndryshme, sot në një agjenci mirëfilli emergjencash civile me të gjithë specialistët e duhur për të bërë edhe trajnim, edhe koordinim, edhe parandalim, për të bërë edhe projekte dhe për t’u anëtarësuar në mekanizmin e Emergjencave Civile, si të gjitha vendet anëtare të BE. Në këtë pikë kemi bërë një reformë të mirëfilltë edhe sepse e kemi definuar përgjegjësinë e çdo aktori.
Për çfarë reforme po flasim? E para, kemi ndryshuar ligjin e Emergjencave Civile. Çdo aktor i Emergjencave Civile ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta sipas ligjit të ri të Emergjencave Civile. Do të thotë që pushteti lokal, në qoftë se deri dje nuk e kishte taksative pavarësisht se ligji kërkonte atë si aktorin kryesor për parandalimin, adresimin, planifikimin për Emergjencat Civile, sot ligji e bën taksativ këtë obligim apo këtë përgjegjësi të pushtetit lokal duke i ngarkuar edhe penalitete, nëse nuk i dedikon buxhet, nëse nuk planifikon siç duhet, nëse nuk ndërmerr projekte parandaluese për Emergjencat Civile dhe këtë gjë e bën në çdo kategori, pra edhe tek pushteti vendor edhe tek prefektura edhe tek pushteti qendror, duke dedikuar buxhet dhe duke marrë masa sipas planeve të emergjencave për një koordinim më të mirë të të gjithë këtyre aktorëve. A jemi pjesë e ndonjë agjencie ndërkombëtare për menaxhimin e krizave? Jo, nuk jemi, por kjo është mënyra t’u anëtarësuar. A duhet të kishim qenë edhe më përpara? Patjetër!
Tare: Pse nuk e kemi bërë këtë? Mund të kishim pasur ndihmë të menjëhershme. Mund të kishin nisur avionë, helikopterë duke qenë anëtar i kësaj agjencie. Avionët, helikopterët, ndihma ka ardhur edhe për këtë, mirënjohja është pakufij për partnerët edhe aleatët tanë. Ka ardhur që në momentet e para, që në 24 orët e para, që kjo ka ndodhur edhe pa qenë fare pjesë e mekanizimit. Pse nuk jemi pjesë mekanizimit? Sepse nuk kemi përmbushur kushtet. Duhen bërë këto reforma që po rendisnit ju… Duhen bërë këto reforma dhe reformat janë pararendëse në anëtarësimin në Mekanizimin e Mbrojtjes Civile Evropiane. Është pak a shumë si reformat për t’u bërë anëtare e NATO të bëhesh anëtare e kësaj agjencie? Ekzaktësisht, megjithatë mekanizmi është aktivizuar dhe ka reaguar që në 24 orë-shin e parë. Ju i keni parë edhe të gjitha aktivitetet edhe më përfaqësuesit e mekanizmit edhe me ambasadorin e BE këtu në Tiranë dhe me të gjithë aktorët e tjerë, që janë angazhuar për ta bërë atë ndihmë të mundur, për të cilën jemi pafundësisht mirënjohës.
Znj. Xhaçka, ministrat e Mbrojtjes së NATO pranuan propozimin tuaj që Ministeriali i radhës të bëhet në Shqipëri, për herë të parë që bëhet kjo në Ballkanin Perëndimor, pse ndodhi? Është një shenjë që Shqipëria ka besimin e aleatëve? Çfarë ka ndodhur apo janë interesa më të mëdha gjeostrategjike? Jo, nuk besoj se janë interesa më të mëdha gjeostrategjike, por patjetër që përmes këtij angazhimi përcillen mesazhe gjeostrategjike dhe kjo është shumë pozitive. Kjo ka ardhur falë insistimit tim për të pasur një Ministerial të NATO në Shqipëri edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të përcjellë këto mesazhe strategjike, por do ta thoja ashtu si e thatë edhe ju, është shenjë besimi e aleatëve tek Shqipëria. Është besim për rolin e Shqipërisë dhe për atë çfarë Shqipëria përfaqëson në Aleancën e NATO. Pas vendimit për të investuar në Bazën e Kuçovës, për të bërë bazën e parë të NATO në rajon, pas konsiderimit shumë seriozisht të Pashalimanit si një bazë detare të NATO, pas vlerësimeve të jashtëzakonshme, që unë marr vazhdimisht për kontributin e Shqipërisë në misione dhe operacione të NATO, padiskutim që ky është një vlerësim për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti edhe veçanërisht si faktor stabiliteti në rajon.
Pas angazhimit për Kuçovën kanë filluar investime. Sa do të jetë ky investim, çfarë do të ndodhë me bazën? Në këtë moment jemi duke nënshkruar një marrëveshje teknike me Agjencinë e Specializuar pranë NATO për Mbështetjen dhe Prokurimet. Ka një vit që kjo agjenci po harton master-planin dhe projektin e detajuar. Sapo ka përfunduar dhe lidhjen e marrëveshjes. Fillon menjëherë faza tjetër e ndërtimit dhe shumë shpejt në Kuçovë do të fillojë të dëgjohet zhurma e makinerive të rënda për rindërtimin. Është një investim i konsiderueshëm, e bën NATO përmes fondeve kolektive, është një investim që do të kap të paktën 50 milion euro.
Fillon brenda një afati? Fillon këtë vit. Thatë për Bazën e Pashalimanit, çfarë projekti është aty? Në fakt është një propozim i yni që NATO të konsiderojë Bazën e Pashalimanit edhe për shkak të gjeografisë së saj, por edhe të avantazheve që ajo ofron, për të investuar edhe atje një baze detare të NATO. Është për momentin duke u marrë në konsideratë shumë seriozisht dhe unë jam në një fazë bisedimesh me të gjithë aktorët kryesorë të Aleancës për ta konsideruar edhe këtë propozim. E biseduat këtë edhe me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri Juri Kim, të cilën e takuat ditët e fundit? Me të biseduam disa çështje që lidhen me Mbrojtjen. Mua më bëhet qejfi që ambasadorja e ka Mbrojtjen në top të axhendës së saj. Me të jemi takuar edhe në Amerikë gjatë takimit që unë kam pasur atje me sekretarin e Mbrojtjes. Isha shumë pozitivisht e surprizuar kur mësova se ajo do të ishte ambasadorja e re. Edhe në Amerikë kur e kam takuar kam pasur një impresion jashtëzakonisht pozitiv për të si diplomate, por edhe për aftësitë e saj njohëse të Ballkanit Perëndimor edhe për të gjitha që ajo mund t’i ofrojë kësaj marrëdhënie shumë speciale që Shqipëria ka me Amerikën, për ta thelluar atë edhe me tutje, padiskutim edhe Mbrojtjen.
Ua kërkoi pagesën 2% të GDP si anëtare e NATO? Patjetër. Ajo është një kërkesë që Amerika si anëtare e NATO e ka për të gjitha vendet anëtare, por është edhe një angazhim që gjithsecili prej nesh ka ndërmarrë dhe të cilit po i përmbahemi sipas një plani të hartuar në detaje. Unë ndihem shumë mirë të them se në tre vitet e fundit i jemi përmbajtur këtij plani në çdo detaj dhe përveçse kemi rritur në mënyre inkrementale buxhetin sipas këtij plani, kemi rritur edhe atë që është shumë e rëndësishme, zërin për investimet strategjike në Mbrojtje, që është në fakt treguesi që tregon se paratë po shkojnë atje ku duhet. Por 2% është ende larg dhe nuk keni një angazhim konkret se në çfarë viti mund të ndodhë. Jo, kemi një angazhim konkret. 2% do të ndodhë në 2024 dhe ky është angazhim i marrë në Samitin e Ëellsit nga të gjitha vendet anëtare të NATO.
Dhe partnerët amerikanë kanë besimin se kjo do të ndodhë, do të respektohet? Patjetër! Aleanca monitoron avancimet, apo respektimin e këtij angazhimi për të gjithë anëtarët. Pak kohë më parë kur presidenti amerikan urdhëroi vrasjen e gjeneralit Sulejmani në Iran, lideri suprem i Iranit foli për një vend të vogël dhe të lig në Evropë, që ka strehuar opozitën iraniane, gjë që u komentua si një kërcënim serioz për Shqipërinë. A ka shqetësim për ne si Shqipëri, por edhe për aleatët tanë të NATO, për ndonjë sulm të mundshëm? A është e rrezikuar Shqipëria? Ne nuk kemi absolutisht asnjë informacion se Shqipëria mund të jetë e rrezikuar. Le të themi që ajo deklaratë ngriti disa dyshime për të marrë masa për të qenë të sigurt, por nuk ka absolutisht asnjë informacion që vë në rrezik këtë qetësi që e gëzojmë sot.
A janë shtuar masat e sigurisë? Siç u thashë ka gjithmonë një vlerësim riksu, ka disa rrethana që diktojnë disa vendime. Kur nuk ka risk të lartë, nuk ka as masa të shtuara. Deri më tani nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar. Unë dua thjesht të ritheksoj atë që kanë thënë edhe të tjerë përpara meje: që opozita iraniane, ai komunitet MEK që ndodhet sot në Tiranë është produkt i një marrëveshjeje me partnerët tanë, një marrëveshjeje humanitare edhe është në traditën tonë të mirë që ne të mirëpresim ata që u rrezikohet jeta. Nuk ka asnjë gjë të ligë në këtë gjë dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar se ky veprim do të sjellë disa pasoja të tjera. Duke folur si vend anëtar i NATO, Shqipëria politikisht po i rrit temperaturat këto ditët e fundit. Ministri Lleshaj, pak më parë bëri, një reagim në lidhje me thirrjen që ka bërë presidenti i Republikës sot, për një tubim për besëlidhjen në 2 mars, ai e quajti tubim anti-qeveritar. Në çfarë pozite e vë vendin kjo përplasje institucionale, si përfaqësuese e mazhorancës gjithashtu? Unë mendoj që jo, është thjesht politik. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti është simbol i unitetit kombëtar dhe veç të tjerash unë jam ndoshta edhe personi i gabuar për të ma bërë këtë pyetje, sepse presidenti është edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Kështu që Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk mund t’i bëhet grusht shteti. Kaq e thjeshtë.