Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar pas shpërthimit të Ilir Metës ditën e sotme kundër reformës në drejtësi. Me anë të një reagimi në Twitter duke ironizuar Manja shkruan:
Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës!Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë.Duhet qetësi!