”Asnjë polemikë tani. Të zbatohet për të gjithë! Ne ndjekim atë që thotë shkenca”, shkruan sot në Twitter ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, i cili është njëkohësisht edhe lideri i partisë ”Italia Viva”.
”Italia të përballet së bashku me #Coronavirus. Pasi të mbarojë urgjenca, ata që dëshirojnë do të kenë kohë të përballen me gabimet”, shton ai. ”Në vend të kësaj ne do të jemi në rreshtin e parë për të ringjallur ekonominë e shkatërruar nga këto ditë”, përfundon Renzi.