Ka luajtur me ekipet më prestigjioze të Evropës por kjo nuk do të thotë që Emmanuel Adebayor ti thotë stop karrierës së tij. Edhe pse 36 vjeç togolezi ka përfunduar në kampionatin e Paraguait, te Olimpia Asuncion. Me një karrierë të pasur në Premier League me skuadra të tilla se Arsenal, Tottenham, Crystal Palace dhe Manchester City (pa harruar edhe përvojën te Monaco në Francë dhe te Real Madridi në Spanjë), qendërsulmuesi afrikan beson se mund të japë ende në futbollin e luajtur.
Adebayor së fundmi ka qenë pjesë e Kayserisporit në Turqi, ekip me të cilin ka zhvilluar 8 ndeshje duke shënuar 2 gola.