Një grua në Piacenza Itali e prekur nga koronavirusi ka lindur një foshnje të shëndetshme. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari rajonal për Shëndetin në rajonin e Emilia-Romagna, i cili ka thënë se foshnja e lindur nga një nënë e infektuar nga koronavirusi pas testit ka dalë negativ ndaj virusit të tmerrshëm.
Deri më tani koronavirusi në Itali ka shkaktuar 12 të vdekur dhe ka prekur dhjetë rajone, ku 258 të prekur janë në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia-Romagna, 11 në Liguria, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Sicili, 2 in Toscana dhe 1 në Bolzano.
Ndërkohë kreu i Mbrojtjes Civile në vend tha se 50% e të prekurve me koronavirus nuk kanë nevojë për kura në spital. Nga 400 të prekur , 221 janë në izolim në shtëpi, ndërsa 140 persona janë të shtuar në spital me simptoma, ndërsa 36 janë të shtruar në terapinë intensive shkruan Tgcom24.
Gjatë të mërkurës, numri i fluturimeve drejt veriut dhe verilindjes së Italisë ka rënë ndjeshëm, deri në 24% më pak krahasuar me të njëjtën datë të dy viteve më parë. Nga ana tjetër, British Airways anuloi të gjitha fluturimet për në Milano deri në 11 mars.