Federata Italiane e Futbollit, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka ofruar mundësinë e “challenge”, praktikisht thirrja e VAR nga ana e një skuadre futbolli! Çdonjëra nga dy pankinat, praktikisht, do të ketë mundësi që të kërkojë aktivizimin e teknologjisë, siç edhe ndodh shpesh në tenis!Duhen ende përcaktuar kohët dhe mënyra.
Nisma është bërë nga disa klube të Serie A, që kanë formuluar propozimin te FIGC. Objektivi, praktikisht, është ai për t’i dhënë mundësi arbitrit dhe ndihmësve të tij që të kenë më shumë instrumente për të shmangur gabimet. Fjala e fundit i takon IFAB (Bordit Ndërkombëtar), që do të mblidhet në fund të muajit për të pranuar ose jo eskperimentin! Sigurisht, arbitri do të vazhdojë të përdorë VAR dhe “silent check” (vëzhgimin e monitorit nga ndihmësit në episode), por edhe klubet do të kenë kërkesat e tyre!