“Gjykatësit dhe prokurorët godasin shtetin dhe policinë jo me plumba,por më keq se plumbi me çekiçin e drejtësisë dhe e godasin jo përballë, por mbas shpine. Dhe për çdo rast kur shteti do konstatoj vendime si ato që janë parë, paketa parashikon pezullimin e tyre brenda 3 ditësh dhe fillimin e hetimeve për ta”.
Me këtë fjalë u drejtua ndaj togave të zeza Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele, përpara Operacionit Forca e Ligjit, njësia e re policore që nga e hëna do të zbatojë Ligjin Special për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, e njohur ndryshe si paketa “anti-KÇK”.
“Edhe tani që po na shohin janë bashkë dhe unë ju siguroj se ne jemi bashkë, për ti bërë ata bashkë, atje ku e kanë vendin të dyja palët, ju siguroj për këtë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se të gjithë mund të kenë shumë kritika dhe rezerva legjitime edhe për qevërinë, por një gjë askush nuk e thotë dot sipas tij, që në këto vite janë tradhtuar dhe nuk janë respektuar dhe që në këto vite, kushtet e tyre nuk është përmirësuar, apo rroga nuk ju është rritur edhe pse u shpreh se kaq nuk mjafton.